Mikroçipat, teknologjia për të cilën Shtetet e Bashkuara po i deklarojnë luftë Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mikroçipat, teknologjia për të cilën Shtetet e Bashkuara po i deklarojnë luftë Kinës

Ka luftëra që zhvillohen në fushëbetejën tradicionale, si në rastin e krizës në Ukrainë, ka të tjera që fillimisht duken thjesht ekonomike, por që në një periudhë afatmesme mund të ndikojë në mënyrë vendimtare edhe në industrinë ushtarake.

Në rastin konkret, kemi të bëjmë me prodhimin e mikroçipave, atyre pajisjeve teknologjike aq të vogla në dukje, por aq të rëndësishme për të gjithë sektorët e industrisë, nga telefonia tek informatika, nga mjekësia tek mbrojtja.

Në këtë sektor specifik, mund të thuhet lirisht që Shtetet e Bashkuara i kanë shpallur luftë Kinës, rivalit të saj kryesor në botë.

Si fillim, disa javë më parë, Uashingtoni ka firmosur një akt, i quajtur Chips and Science Act, që alokon rreth 52 miliardë dollarë të buxhetit për ato kompani amerikane që investojnë në kërkimin dhe prodhimin e çipave të gjeneratës së fundit.

Advertisement
Pak ditë më parë Joe Biden ka firmosur një akt që përcjellë një ashpërsim të masave për eksportin e produkteve dhe njohurive amerikane në Kinë

Aktualisht SHBA prodhon rreth 12% të çipave në rang botëror, ndërkohë që 30 vjet më parë kuota ishte pothuajse e 40%. Financimet e ekzekutivit duhet sikur po japin menjëherë rezultate, nga momenti që një gjigant i sektorit si Qualcomm ka deklaruar një partnership me Global Foundries për të zgjeruar prodhimin në Nju Jork, ndërkohë që koreania Samsungs do të investojë 17 miliardë dollarë në Teksas dhe Intel do të ndërtojë një fabrikë që e vetme pritet të gjenerojë rreth 20 miliardë dollarë.


biden 2

SHBA sfidon Kinën në një tjetër luftë

Advertisement

Por të gjitha këto risi nuk mjaftojnë për t’i marrë Pekinit këtë treg të rëndësishëm dhe tejet fitimprurës globalisht. Edhe Kina po vijon të investojë, duke kapur edhe pas vështirësive të shkaktuara nga izolimi për shkak të pandemisë, rreth 40% të tregut botëror, ndërkohë që 75% i gjithë prodhimit ndodhet gjithsesi në vendet a Lindjes së Largët.

Për këtë arsye, pak ditë më parë presidenti Joe Biden ka firmosur një akt që përcjellë një ashpërsim të dukshëm të masave për eksportin e produkteve dhe njohurive amerikane në Kinë. Arsyeje e vendimit, qartësisht  armiqësor ndaj Kinës, ka të bëj edhe me frikën e Uashingtonit që teknologjia e fundit të kopjohet nga ndërmarrjet kinez edhe të shfrytëzohet për zhvillimi në sektorit të inteligjencës artificiale,  në përparimin e industrisë ushtarake.

Advertisement

Vendimi shënon një ndryshim historik në shkëmbimet teknologjike midis dy vendeve, sepse nga vitet ’90 pesha anonte nga Pekini.


TSMC fabrika 1024x576

Pse një fabrikë e vetme në Azi po rrezikon gjithë ekonominë botërore

Advertisement

Vendimi i SHBA shkaktoi reagimin zyrtar të Kinës, që deklaroi përmes zëdhënësit ë ministrisë së Jashtme se SHBA po dëmton vetë interesat e saj, por edhe të gjithë industrinë globale”. Pas bllokimit të gjigantit Huawei në tregun amerikan, i akuzuar për spiunazh, kjo goditje mund të shkaktojë një kundërpërgjigje domethënëse nga autoritetet kineze, sapo të mbyllet Kongresi i Partisë Komuniste që do të zyrtarizojë mandatin e tretë të Xi Jinping.  

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy