Misioni historik i NASA-s, do të sjellë në tokë një kampion asteroidi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasi orbitoi rreth asteroidit Bennu për gati dy vjet, anija kozmike e NASA-s, OSIRIS-REx, ka prekur sipërfaqen dhe ka mbledhur një kampion nga asteroidi.

Misioni historik i NASA-s u lancua në vitin 2016, dhe që kur ka mbërritur në Bennu, anija kozmike dhe kamerat e saj kanë mbledhur dhe dërguar të dhëna dhe imazhe për të ndihmuar ekipin të mësojë më shumë rreth përbërjes së asteroidit dhe të hartojë vendet më të mira të mundshme të uljes për të mbledhur mostra, që ishte dhe objektivi kryesor i misionit.

Bennu është një asteroid i mbushur me gurë dhe i gjatë sa ndërtesa e Empire State. Ai ndodhet më shumë se 200 milionë milje larg Tokës, megjithatë llogaritet si rrezik i mundshëm për tokën gjatë shekullit të ardhëm. Mundësitë janë 1 në 2 mijë e 700 që asteroidi të ndikojë mbi planetin tonë gjatë kalimit pranë tij.

Kampioni i marrë nga Bennu mund t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë jo vetëm më shumë për asteroidët që mund të ndikojnë në Tokë, por edhe për mënyrën se si u formuan planetët dhe si filloi jeta.

Advertisement

“Manovra e sotme e TAG ishte historike”, tha në një deklaratë, Lori Glaze, drejtoresha e Divizionit të Shkencave Planetare në Selinë e NASA-s në Uashington.

“Fakti që ne prekëm në mënyrë të sigurt dhe me sukses sipërfaqen e Bennu, përveç të gjitha piketave të tjera që ky mision tashmë i ka arritur, është një testament në frymën e eksplorimit që vazhdon të zbulojë sekretet e sistemit diellor “.

Kthimi i anijes bashkë me kampionin pritet të realizohet më 2023.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy