Musk merr kontrollin e Twitter dhe shkarkon drejtuesit kryesorë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Musk merr kontrollin e Twitter dhe shkarkon drejtuesit kryesorë

Marrëveshja për blerjen e platformës sociale, përfundoi mbrëmjen e së mërkurës dhe i kushtoi plot 44 miliardë dollarë manjatit të biznesit.

Megjithatë nisja nuk ka qenë aspak e butë.

Pronari i Teslës ka pushuar nga puna drejtuesit e sektorëve kryesorë të kompanisë, nën argumentin se e kanë mashtruar lidhur me shifrat reale të llogarive në këtë rrjet social.

Kjo situatë ishte paralajmëruar edhe më parë nga mediat ndërkombëtare, por ishte hedhur poshtë nga burime zyrtare brenda kompanisë.

Advertisement

Elon Musk konfirmon blerjen e Twitter: Do të rikthej Donald Trump në platformë

Advertisement

Sipas Uashington Post, kreu i Tesla dhe SpaceX ka informuar investitorët e tjerë potencialë se ai synon të reduktojë stafin e kompanisë në rreth 2000 punëtorë.

Në deklaratat e tij, Musk pohoi gjithshtu se një ndër vendimet e para që do të ndërmarrë është rihapja e llogarisë së ish-presidentit të SHBA, Donald Trump.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy