Nasa e SpaceX po përgatiten për t’i dërguar katër astronautë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nasa dhe SpaceX po bëhen gati për t’i dërguar katër astronautë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), shkruan BBC.

Ekuipazhi do të bëjë xhiro në orbitë në kapsulën Dragon në majë të raketës Falcon-9.

Do të jetë hera e dytë që ky sistem i lansimit përdoret për të transportuar njerëz.

I pason një fluturimi provë të suksesshme në maj, që shënoi rikthimin e misioneve të astronautëve nga territori në SHBA pas një pauze nëntëvjeçare.

Advertisement

Kombinimi Falcon-Dragon pritet të lansohet nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida me kohën lokale 19:27 (rreth orës 01:27 me kohën tonë).

Por gjithçka varet nga kushtet atmosferike dhe mund të vijë te shtyrja. Nëse vendoset për shtyrje, atëherë tentimi i radhës do të jetë të mërkurën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy