NASA zbret sondën në Bennu, asteroidin që rrezikon të ardhmen e Tokës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I shpërqendruar nga fati politik i vendit, që do të votojë më 3 nëntor, opinioni publik amerikan nuk i ka dhënë shumë rëndësi një lajmi të shpërndarë nga NASA, por potencialisht ai është i një rëndësie historike për shkencën, dhe potencialisht me rëndësi jetësore për gjeneratat e ardhshme, kur emrat e kandidatëve për president mund të jenë pothuajse të harruar.  

Agjencia hapësinore amerikane zyrtarizoi sot edhe me pamje lajmin e djeshëm ku sonda Osiris-Rex e ndërtuar prej saj ka arritur sipërfaqen e asteroidit Bennu, që momentalisht ndodhet më shumë se 200 milionë kilometra nga Toka.

Objektivi i sondës të NASA është mbledhja e përreth 60 gramë materialesh si dhe provash fotografike dhe kthimi në Tokë, i cili mendohet të ndodhë brenda vitit 2023.

Asteroidi Bennu ka një rëndësi të veçantë për agjencitë hapësinore. Jo vetëm për mineralet  e ndryshme që përmban dhe që në të ardhmen mund të shfrytëzohen, ose për historinë e saj të veçantë, duke qenë objekti i gjatë rreth 500 metra një rezultat i impaktit të disa planetëve mes tyre.

Advertisement

Rëndësia e veçantë e asteroidit ka të bëj potencialisht edhe me vetë mbijetesën e planetit tonë. Bennu është numri 2 i trupave qiellorë me rrezikshmëri më të lartë impakti me Tokën, me probabilitete minimale por ekzistuese duke filluar nga shekulli i 22-të, kështu që njohuria e thelluar i asteroidit mund të shpëtojë të ardhmen e njerëzimit.

Lexo edhe:
Ky është Bennu, asteroidi që mund të shkatërrojë njerëzimin (video)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy