Një gjen në tru kontrollon dëshirën seksuale tek meshkujt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një gjen në tru kontrollon dëshirën seksuale tek meshkujt

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjen në tru që kontrollon dëshirën seksuale tek burrat. Gjeni, i quajtur “aromatase”, rregullon sjelljen seksuale të burrave dhe mund të jetë në shënjestër të ilaçeve për të rritur ose ulur dëshirën seksuale, sipas studiuesve nga Universiteti Northwestern. Ekspertët thonë ai konverton testosteronin në estrogjen në tru, i cili drejton aktivitetin seksual të meshkujve.

Dr. Serdar Bulun, autor i studimit, tha: “Ky është zbulimi i parë kryesor për të shpjeguar se si testosteroni stimulon dëshirën seksuale. Për herë të parë, ne demonstruam përfundimisht se shndërrimi i testosteronit në estrogjen në tru është kritik për të ruajtur aktivitetin e plotë seksual ose dëshirën tek meshkujt. ‘Aromatase’ e shtyn atë.”

Advertisement

Në studim, studiuesit pakësuan ‘aromatase-n’ në trurin e minjve meshkuj. Ata zbuluan se duke vepruar kështu, aktivitetit seksual tek minjtë u ul në 50% dhe ata treguan më pak interes për minjtë femra.

“Minjtë meshkuj pjesërisht humbën interesin për seks. ‘Aromatase’ është enzima kryesore për prodhimin e estrogjenit. Estrogjeni ka funksione tek meshkujt dhe femrat. Testosteroni duhet të shndërrohet në estrogjen për të nxitur dëshirën seksuale tek meshkujt”, tha Dr. Hong Zhao.

Studiuesit shpresojnë se gjetjet mund të kontribuojnë në trajtime të reja për çrregullimet e dëshirës seksuale. Kjo përfshin burrat me dëshirë të ulët seksuale, si dhe burrat me varësi nga seksi.

Advertisement

Një gjen në tru kontrollon dëshirën seksuale tek meshkujt shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy