Një vendim gjyqësor mund të zbulojë krijuesin e vërtetë të Bitcoin, kush fshihet pas ”Satoshi Nakamotos”?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një vendim gjyqësor mund të zbulojë krijuesin e vërtetë të Bitcoin, kush fshihet pas ”Satoshi Nakamotos”?

Bitcoin është kriptomonedha virtuale më e njohur e planetit. Nga fillimet e saj në 2008, ku për herë të parë kodet përkatëse u gjeneruan nga një personazh misterioz,  shumë ndryshime kanë ndodhur, edhe pse në pak vite.

Në radhë të parë, nga vlera. Një bitcoin nga pak qindra dollarë në vitin 2013 tashmë vlen rreth 60 mijë dollarë. Ndërkohë, rreth 14 mijë sipërmarrje në botë kanë filluar ta pranojnë si metodë pagese, shumëfishohen aparatet ku mund të blesh ose të shkëmbesh bitcoin në monedhën zyrtare, dhe El Salvadori e ka shpallur monedhë ligjore.  

Por misteri i krijuesit të Bitcoin, ende nuk është zgjidhur. Krijuesi në 2008 i ka dhënë vetes nofkën Satoshi Nakamoto, por analistët nuk mendojnë se kemi të bëjmë me një japonez me atë emër.

Ndër vite, shume persona janë identifikuar ose janë vetëshpallur si Satoshi Nakamura, por asnjë nuk ka qenë i besueshëm.

Advertisement
Statuja e kushtuar pseudonimit Satoshi Nakamoto në Budapest

Pa dyshim, emri më i njohur është ai i profesorit australian Craigh White, dhe vendimi i një gjyqi të ndodhur ditët e fundit në Majemi të SHBA-ve, mund ta shndërrojë atë në krijuesin gjenial të kriptovalutës.

Wright pretendon jo vetëm se është krijuesi i Bitcoin, por edhe se zotëron 1.1. milion bitcoin, që me çmimet e sotme përkthehet në rreth 54 miliardë dollarë.  

Të afërmit e një inxhinieri të vdekur në 2013, Dave Kleiman, hodhën në gjyq Wright duke pretenduar se ai ishte partner i Wright në krijimin e bitcoin, duke kërkuar gjysmën e pasurisë përrallore, edhe pse ende virtuale, që kishte shpallur inxhinieri australian.  

Craigh White

Gjykata nuk i dha të drejtë pasardhësve te Kleiman, por urdhëroi Wright të dëmshpërblente me 100 milionë dollarë ato për meritat e të ndjerit në zhvillimin e atij brendi. Wright pranoi vendimin, që cilësoi si fitore. Një dëmshpërblim i urdhëruar nga Gjykata, sipas tij nënkupton pranimin e autoritetit amerikan se ai është efektivisht krijuesi i Bitcoin.

Advertisement

Ekspertët e sektorit kanë qenë gjithnjë skeptike për Wright, sepse shuma që ai pretendon se disponon,  qe përkthehet me dhjetëra miliarda dollarë,  i përket vërtet bitcoineve origjinare, diçka kjo që mund ta lidhte atë me krijuesin Nakamoton. Problemi qëndron tek fakti kjo shumë nuk është prekur nga fillimet e bitcoin, dhe teknikisht mund të jenë të kujtdo.

Ato disa herë i kanë kërkuar Wright të tregonte pronësinë duke dërguar qoftë edhe një fraksion të vogël në një llogari tjetër, për të treguar se ai disponon atë sasi, por australiani ka refuzuar gjithmonë, duke thënë se kjo do të ndodhte pas gjyqit, ku ai do të dhuronte një pjesë të mirë në bamirësi.


bitcoin 1024x576


Të fundit

Advertisement

Pavarësisht kritikave Bitcoin arrin një rekord të ri

Me vendimin në fjalë, tani nuk mbetet vetëm të pritet një lëvizje e mëtejshme të tij, që mund të zgjidhte një nga misteret më të mëdha të inxhinierisë ekonomike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy