Nuk i mbijetoi konkurrencës, kompania koreane vendos të mbyllë biznesin e telefonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk i mbijetoi konkurrencës, kompania koreane vendos të mbyllë biznesin e telefonisë

Në një botë ku, sipas një studimi, ekzistojnë më shumë se 5 miliardë persona që kanë në  pronësi një telefon celularë, ku pothuajse 3 miliardë janë smartphone, mund të mendohet se në biznesin e telefonisë të ketë vend për të gjithë. Por nuk është kështu, madje edhe disa nga kompanitë më të njohura mund të vendosin të “dorëzohen”.

Është rasti i kompanisë koreano-jugore LG, një nga liderët e tregut botëror dhe nga të parët që kanë përdorur sistemin Android, që ka zyrtarizuar faktin se nga 31 korriku i këtij viti nuk do të prodhojë më asnjë tip celulari.

Rënia e LG u bë e dukshme jo shumë nga përballja globale midis Apple dhe bashkatdhetarëve të Samsung, sesa nga rritja cilësore e markave kineze si Huawei dhe Xiaomi, që morën pjesën më të madhe të klientëve të interesuar për aparate me cilësi të mesme dhe çmime të favorshme.

Për më shumë as futja në treg e modeleve të avancuara si LG Wing, i cili ka dy ekrane dhe që hapet duke formuar një T, nuk ka mundur të çajë në treg për shkak të çmimit të lartë.

Advertisement

Prej 23 tremujorëve me radhë, pra nga viti 2015, LG njeh vetëm humbje në këtë sektor, rreth 4 miliardë euro, dhe për këtë arsye ka deklaruar se do t’i dedikohet sektorëve të ndryshme, nga elektroshtëpiakët tradicionalë deri tek automjetet elektrike, inteligjencës artificiale dhe sektorit të shërbimeve për kompanitë e mëdha.

Kompania ka deklaruar gjithsesi se për një periudhë të caktuar, që ndryshon nga vendi në vend, do të sigurojnë asistencë për klientët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy