Përdoruesit e Snapchatit së shpejti do të mund të shpërndajnë përmbajtjet jashtë aplikacionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për ta bërë rrjetin social Snapchat më tërheqës kompania është duke planifikuar që të testojë një veçori të re e cila do të mundësonte që disa nga përmbajtjet e Snapchatit, të cilat janë të qasshme vetëm brenda këtij rrjeti social, të mund të shpërndahen edhe jashtë këtij aplikacioni, raporton “Axios”

Kjo nënkupton se madje edhe përdoruesit që s’kanë llogari në Snapchat, mund t’i shohin ato përmbajtje, shkruan ubergizmo, transmeton KOHA. Këtu përfshihen veçoritë si Snap Originals, Shows, Our Stories dhe Publisher Stories, ku jo-përdoruesit e Snapchatit do të kenë mundësinë t’i shohin ato përmbajtje të shpërndara nga përdoruesit që kanë llogari në Snapchat.

Kur të klikohen këto vegëza të shpërndara, përdoruesit do të mund t’i shohin direkt në Snapchat nëse e kanë të instaluar aplikacionin, ose mund të hapen në shfletues.

Sipas zëdhënësit të Snapchatit, kjo është diçka që planifikojnë të testojnë dhe se a do të bëhet realitet kjo veçori e re mbetet të shihet. “Ne gjithmonë eksplorojmë mënyrat për të bërë sa më lehtë të shihen përmbajtjet e Snapchatit dhe t’i shpërndani me miqtë tuaj”, ka thënë ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy