Punëtorët amerikanë të TikTok-ut të gatshëm të përballen me Trumpin në gjykatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rrjeti social TikTok dhe punonjësit amerikanë të aplikacionit po planifikojnë ta çojnë administratën e presidentit Donald Trump në gjykatë pas kërcënimeve të tij se do ta ndalojë funksionimin e tij.

Trump javën e kaluar ka urdhëruar ndalimin gjithëpërfshirës në SHBA pasi tha se paraqet kërcënim për sigurinë nacionale të vendit, politikën e jashtme dhe ekonominë. Urdhri i tij pritet të hyjë në fuqi në shtator, por mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me 100 milionë përdoruesit e SHBA-së, shumë nga ta adoleshentë.

Po ashtu është e paqartë nëse kjo do të thoshte se punonjësit amerikanë do të mbeteshin pa paga nga aplikacioni.

“Punëtorët me të drejtë kuptuan se puna e tyre është në rrezik ashtu siç është edhe paga e tyre tani”, ka thënë Mike Godwin, avokat i punonjësve, raporton AP.

Advertisement

Nga ana tjetër TikTok ka refuzuar të komentojë këto çështje.

Microsoft është në bisedime për blerjen e aksioneve të TikTokut, blerje kjo nën ndikimin kërcënues të Trumpit.

Ndryshe nga kompanitë tjera kineze të targetuara nga Trump, si ajo e Huawei, përhapja e TikTokut mori popullaritet më të madh në Amerikë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy