Raketa e Elon Musk shpërtheu, por misioni quhet i suksesshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një raketë gjigante eksperimentale e ndërtuar nga SpaceX e Elon Musk, arriti të ngjitej me sukses deri në 13 km lartësi, në qendrën e testimeve të kompanisë në Teksas të mërkurën, u rikthye sipas planit, por kur u ul në tokë shpërtheu në flakë. Fatmirësisht, raketa nuk kishte njerëz në bord.

Ajo është pjesë e një projekti të Musk, i cili shpreson që të dërgojë satelitë masivë në orbitën e Tokës, të transportojë njerëz nga një qytet një tjetrin me shpejtësi rekord dhe, si qëllim kryesor, ka dërgimin e njeriut në Mars.

Musk sikur e kishte parashikuar shpërthimin, pasi kishte thënë më parë se mundësia që kjo të ndodhte ishte mbi 30%. Megjithatë, me siguri që kjo që ndodhi nuk do të frenojë Musk për të realizuar ëndrrën e tij, për të vizituar Hënën dhe Marsin.

Teknologjia për të arritur në satelitin e Tokës dhe planetin e kuq, gjithsesi është ende larg përfundimit. Raketa që do të mundësojë këto udhëtime duhet të ketë gjashtë motorë dhe një burim shtesë energjie, për të arritur daljen në orbitë dhe për të udhëtuar me shpejtësinë e nevojshme, që është mbi 23 mijë km/h. Madje për një udhëtim drejt Marsit, raketa duhet të udhëtojë me një shpejtësi mbi 40 mijë km/h.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy