Raketa e “SpaceX” shpërthen në ulje pas fluturimit testues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një prototip i raketës “Starship SN8” ka shpërthyer gjatë përpjekjes për t’u lëshuar në tokë pas fluturimit testues nga qendra për lëshimin e raketave në Boca Chica të Teksasit.

Në videon e publikuar, raketa shihet duke u lëshuar me shpejtësi para se të përfshihej plotësisht nga flaka. Në videon e publikuar shihet se raketa është lëshuar me shpejtësi para se të përfshihej e gjitha nga flakët.

Pavarësisht fundit katastrofik pas testit gjashtë minutësh e gjysmë, shefi i SpaceX, Elon Musk ishte i emocionuar. “Mars ne po vijmë”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter, shkruan The Guardian.

Raketa “Starship” ishte një prototip i raketës që po zhvillohet nga kompania e Muskut dhe me këtë mjet synohet dërgimi i njerëzve dhe 100 tonëve mallra në misionet e së ardhmes në Hënë dhe Mars.

Advertisement

Gjatë fluturimit testues ishte planifikuar që raketa të shkonte në lartësi prej 12 mijë e 500 metrash. Sidoqoftë, kompania nuk tregoi nëse raketa e ka arritur këtë lartësi gjatë testimit. Ndërkaq Musk e ka quajtur të suksesshëm fluturimin e raketës.

SpaceX ka bërë përpjekjen e parë për t’u ngjitur në Starship por një problem me motorët e tij detyroi një abort automatik vetëm një sekond para ngritjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy