Raporti i OKB-së për qeverisjen digjitale: Ja pikët për Shqipërinë dhe sfida e hapur pas Italinë, Zvicrën dhe Greqinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raporti i OKB-së për qeverisjen digjitale: Ja pikët për Shqipërinë dhe sfida e hapur pas Italinë, Zvicrën dhe Greqinë

Publikohet raporti dyvjetor i Kombeve të Bashkuara mbi e-Qeverisjes ose qeverisjen dixhitale.

Sipas këtij raporti, Shqipëria vlerësohet me të njëjtat pikë me Kanadanë ndërsa lë pas vende si Italia, Zvicra dhe Greqia.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, “truri” i e-Albanias Linda Karçanaj, ka bërë një analizë të klasifikimit të Shqipërisë në këtë raport.

“Ngjitja në këtë klasifikim është arritur përmes 2 treguesve: e-shërbimet dhe e-pjesëmarrja.

Advertisement

Konkretisht për e-shërbimet: Kemi qenë në vendin e 62-të në vitin 2018, dhe jemi në vendin e 31-të në vitin 2020. Pra, 31 vende ngjitje në klasifikim në vetëm dy vite dhe jemi me pikë të barabarta me Kanadanë ndërsa lemë pas shtete si Italia, Zvicra, Greqia etj.

E-pjesemarrja: Kemi qenë në vendin e 61-të në vitin 2018 dhe jemi në vendin e 36-të në vitin 2020, pra plot 25 vende ngjitje në klasifikim.

Edhe këtu lemë pas Zvicrën, Italinë dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Karçanaj teksa i njeh meritat Ramës për atë që ajo e cilëson si revolucion digjital.

“Revolucioni digjital i udhëhequr nga Kryeministri, u mundësoi qytetarëve marrjen e shërbimeve publike online, përmes një kliku të vetëm në e-Albania dhe rriti pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje përmes platformës së bashkëqeverisjes”, shkruan Karçanaj.

Advertisement

Linku i raportit:

https://publicadministration.un.org/egovkb/en-us/Reports/UN-E-Government-Survey-2020e

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy