RAPORTI/ Qeverisja dixhitale, OECD vlerëson Shqipërinë: Të parët nga gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
RAPORTI/ Qeverisja dixhitale, OECD vlerëson Shqipërinë: Të parët nga gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor

Shqipëria është renditet si më e vlerësuara në Ballkanin Perëndimor sa i përket qeverisjes digjitale.

Duke lënë mbrapa pesë shtetet e tjera, vendi ynë ka plotësuar pozitivisht numrin më të madh të treguesve sa i përket shërbimeve të ofruara elektronikisht për qytetarët (7 nga 7 treguesit dhe 5 nga 6 nëntreguesit).

Ky konstatim është konkluduar nga “Organizata për Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim” (OECD), e cila përmes një raporti të publikuar së fundmi, ka listuar rrezultatet që kanë dale nga analiza dhe krahasimi ndërmjet shteteve.

“Sa i përket listës së shërbimeve publike elektronike të publikuara online, ky tregues plotësohet vetëm nga Shqipëria, e cila e ka publikisht të disponueshme listën e shërbimeve elektronike. Gjithashtu vlerësohet fakti që Shqipëria publikon në mënyrë periodike statistika të qeverisjes elektronike, përfshirë numrin e përdoruesve të regjistruar, përdorimin e shërbimeve nga qytetarët dhe bizneset etj. Sa i përket shteteve të OECD-së, 75% e tyre e kanë të publikuar listën e sherbimeve elektronike”, thuhet ndër të tjera në raport.

Advertisement

Ndërkohë, lidhur me përdorimin e një sistemi të vetëm identiteti digjital në nivel qeverie qendrore vlerësohen 4 vendet e Ballkanit Perëndimor si: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Referuar raportit, këto shtete deri më tani kanë integruar një sistem të vetëm identifikimi digjital në përfitimin e shërbimeve publike, duke lehtësuar aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në shërbimet online.

Nga ana tjetër, sa i përket ekzistencës së strategjive kombëtare të qeverisjes digjitale, konstatohet se përveç Bosnje-Hercegovinës, të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perendimor e kanë të zhvilluar një strategji kombëtare të qeverisjes digjitale.

“Kjo strategji, shpesh është pjesë e strategjisë së agjendës digjitale kombëtare, ose pjesë e strategjisë së reformës së administratës publike, me fokus përdorimin e TIK-ut në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Në nivel OECD-je, 96% e vendeve kanë një strategji të tillë”, citohet në raport ku një vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe ndërveprimit të të gjithë të dhënave elektronike ndërmjet institucioneve të sektorit publik

“Evidentohet rasti i Shqipërisë, e cila ka integruar sistemet backend të institucioneve publike duke i bërë ato të ndërveprojnë dhe shkëmbejnë të dhëna në kohë reale, në mënyrë të sigurt”, përmendet më tej.

Advertisement

Sa i takon ”Open by default” për të dhënat qeveritare, është një tregues kyç që konsiston në afishimin e të dhënave të sektorit publik, në formate të hapura, përveç rasteve të informacioneve konfidenciale apo ato me rëndësi kombëtare. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia publikojnë të dhëna të hapura qeveritare në portalet respektive. Theksohet se sa i përket vendeve të OECD-së, këto detyrime egzistojnë në 57% të tyre.

Sjellim në vëmendje se kornizat e qeverisjes digjitale, janë tregues që përbëhen nga nën-treguesit e mëposhtëm:

1. Kornizë e përbashkët e ndërveprimit 2. Korniza e regjistrave bazë. 3. Infrastruktura e përbashkët TIK (qendra të dhënash të përbashkëta, rrjete) 4. Shërbime të përbashkëta (zhvillimi i softuerëve të përbashkët) 5. Mbështetje për përdorimin e softuereve ”open source” 6. Arkitektura/Infrastruktura e të dhënave të përbashkëta

Për këtë tregues vlerësohen të gjitha vendet e Ballkanit, të cilat kanë të hartuara kornizat e ndërveprimit dhe regjistrave bazë si dhe infrastrukturë të përbashkët TIK. I vetmi nën-tregues që Shqipëria nuk plotëson në fushën e qeverisjes digjitale është përdorimi i softuerëve me burim të hapur në administratë.

Advertisement

Përqasja e qeverisjes dixhitale në ofrimin e shërbimeve publike, pritet të shërbejë edhe si një mënyrë efikase për të reduktuar korrupsionin, burokracitë dhe ineficencën e administrates publike duke nxitur më shumë transparence.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar (KËTU)

(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy