Robotët “dyqanxhinj” të kontrolluar nga njeriu

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një cep të qetë të një supermarketi të vogël diku në Tokio, një robot përkushtueshëm shkon drejt vendit të tij të punës. Duke u zgjatur paksa e kap një tjetër shishe të pijeve të aromatizuara që njerëzve u pëlqejnë, e tërheq dhe e vendos në raftin e mësipërm të njësisë së frigoriferëve. Pastaj kap tjetrën. Njerëzit vijnë dhe shkojnë.

Duket sikurse një punëtor mirë i integruar autonom mekanik, por është pjesë e një iluzioni.

Ky robot nuk e ka një mendje të vetëm që e drejton. Disa kilometra më larg, një punëtor prej mishi e gjaku është ai që e kontrollon çdo lëvizje të tijën nga distanca dhe që e shikon se çfarë bën nëpërmjet një palë syzeve të realitetit virtual (VR) që i përçojnë krejt ato që sytë e robotit i shohin.

E gjithë kjo është vepër e kompanisë japoneze “Telexistence”, roboti Model-T i të cilit është i dizajnuar që t’ua mundësojë njerëzve kryerjen e punëve fizike nëpër supermarkete dhe lokacione të tjera nga rehatia e vetë shtëpive të tyre.

Advertisement

Në rastin specifik, roboti është i punësuar në dyqanin “FamilyMart” në Tokio. Në fund të ditës, ai do të shërbejë më shumë se vetëm shishet me pije – do të kapë edhe ushqimet si topthat e orizit, kutitë tradicionale japoneze të ushqimit të gatshëm dhe sandviçët.

Avatar njeriu

Model-T është një robot në hesap të një “avatari njeriu”, ka thënë Yuichiro Hikosaka, drejtori i bordit të “Telexistence”. “Mund të shkoni kudo që të dëshironi madje as pa lëvizur”, pretendon ai.

Koncepti njihet si telerobotikë apo teleoperacion, dhe është pikërisht ai që ishte dramatizuar në filmat distopian fantastiko-shkencorë, si “Surrogates” dhe “Sleep Dealer”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy