Seks, birra dhe kode: Si ishin ditët e para të themelimit të Facebook

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Seks, birra dhe kode: Si ishin ditët e para të themelimit të Facebook

Historia e rrjetit social më të njohur Facebook, i ka fillesat në pranverë të 2004. Në fillim ai u hap si një site lokal i cili përdorej vetëm ne Kembrixh.

Në atë kohë u quajt TheFacebook.com dhe ishte një kopje identike e rrjetit social Friendster me qendër në Silicon Valley.

Facebook u bë shumë i njohur në kampus dhe kështu Mark Zuckerberg së bashku me disa shokë vendosën që gjatë verës ta kalojnë në kolegje të tjera.

Askush nuk e mendoi në atë kohë se një djalë i ri, do të arrinte të dominonte rrjetet sociale, një tokë e cila mendohej se ishte e zënë dhe nuk kishte hapsira për pronarë të tjerë.

Advertisement

Ai ishte një djalë i zgjuar dhe mjaft i talentuar, por ende nuk e dinte se faqa të tilla si ajo që ai po krijonte ishin në fakt biznese të mirëfillta.

Vetë Zuckerberg nuk mund të hamendësonte se në atë verë që mund të quhet dhe aventuriere do të takonte “lojtarë” të rëndësishëm të Silicon Valley”, të cilët do të ndryshonin rrënjësisht jetën e CEO-s së Facebook.

Histori të shumta tregohen për verën e vitit 2004, që daton dhe themelimin e rrjetit social më të përdorur në botë. Histori nisi si një iniciativë e bukur për moshën e djemve, si një mundësi për të kaluar një verën me miq, birra dhe argëtim me vajza.

Në disa shkrime në letrat e biznesit të Zuckerberg shkruhej “Unë jam Ceo…k….” (I’m CEO…bitch).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy