SHBA: Kërkohet ndalimi i përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Kërkohet ndalimi i përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës

Një OJQ për të drejtat civile ka ngritur padi ndaj policisë së Detroitit, ku pretendon të jetë rasti i parë i njohur i një arrestimi të gabuar për shkak të gabimit të një programi të njohjes së fytyrës.

Nga ky gabim përfundoi në pranga më 9 janar afro-amerikani Robert Williams, i cili u identifikua gabimisht nga softueri si njeriu i filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa grabiste një dyqan.

OJQ akuzon policinë se është bazuar në një teknologji me defekte dhe raciste, pa ndërmarrë asnjë hap të arsyeshëm për të verifikuar informacionin dhe kërkon, përveç arkivimit dhe faljes publike për Williams, ndalimin e përdorimit të teknologjisë së njohjes së fytyrës si mjet hetimi.

Përdorimi i këtyre programeve, paragjykimet mbi përkatësitë etnike dhe gjininë nga ana e policisë janë një temë shumë e debatuar në SHBA.

Advertisement

Gjatë javëve të fundit kompanitë IBM, Amazon dhe Microsoft kanë njoftuar se nuk do sigurojnë për policinë softuere për njohjen e fytyrës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy