Shefi Ekzekutiv i TikTok-ut jep dorëheqje pas më pak se 3 muaj punë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi Ekzekutiv i TikTok-ut ka lënë kompaninë e aplikacionit të videove të shkurta, pas disa muajve që filloi punën – dhe disa ditë pasi TikTok-u e paditi administratën e presidentit Amerikan Donald Trump, pasi ai e ekzekutoi urdhrin e ndalesës në vend, raporton Reuters.

Ai do të zëvendësohet nga menaxherja e përgjithshme amerikane Vanessa Pappas, tha TikTok.

Mayer ishte ekzekutivi më i lartë i Walt Disney para se të vinte në TikTok, më 1 qershor.

“Në javët e kaluara, deri sa mjedisi politik ka ndryshuar, kam reflektuar lidhur me ndryshimet strukturale në korporatë, dhe çfarë do të thotë për rolin global që kam nënshkruar”, shkroi Mayer në letrën për punëtorët e tij, shkruan Reuters, transmeton KOHA.

Advertisement

“Krahas këtij sfondi, dhe pasi ne po presim të arrijmë një rezolutë shumë shpejtë, doja të ju bëja me dije të gjithëve se kam vendosur ta lë kompaninë”.

TikTok-u, në deklaratën e dhënë përmes emailit, konfirmoi largimin e Mayer, si dhe zëvendësimin e përkohshëm të tij nga Pappas.

Pappas iu bashkua TikTok-ut në janar të vitit 2019 si menaxhere e përgjithshme. Ajo më herët ishte drejtuesja kryesore e Creative Insights në Youtube.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy