Si u gjend kodi gjenetik nga shkencëtarët, me letër e laps dhe pa kompjuter

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si u gjend kodi gjenetik nga shkencëtarët, me letër e laps dhe pa kompjuter

Kur shkencëtarët zbuluan ADN-në dhe formën e saj të dyfishtë të bashkimit të kromozomeve, ata më në fund kishin identifikuar molekulat që përmbajnë kodin gjenetik unik të çdo njeriu. Por përcaktimi se si ato udhëzime interpretoheshin nga qelizat ishte një sfidë shumë e madhe. Shkencëtarët duhet të kuptojnë se si një spirale e dyfishtë nga vetëm katër blloqe enzimash mund të përkthehet në proteina, molekula që janë baza e indeve të gjalla dhe ata duhej ta bënin këtë pa ndihmën e asnjë kompjuteri.

Një tabelë e shkruar me përpikëri dhe me shkrim dore është ruajtur nga Biblioteka Kombëtare e Mjekësisë në ShBA. Në fotografi dalohet qartë sa e nderlikuar ishte zgjidhja. Tabela u plotësua nga biokimisti Marshall W. Nirenberg dhe kolegët e tij në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë. Gjatë vitit 1960, ata u përpoqën së bashku me studiues të tjerë për të kuptuar kodin universal të ndarë nga qelizat e çdo organizmi të gjallë.

Proteinat përbëhen nga zinxhirë të lidhur të aminoacideve dhe ky process zgjat në dy faza. Së pari, informacioni në një molekulë të ADN-së transferohet në një molekulë të ARN-së që përbëhet nga kode. Qelizat, më pas, përdorin kodet e ARN si udhëzime për të krijuar zinxhirë të aminoacideve që, të marra së bashku, u tregojnë qelizave se kur të fillojnë ose të ndalojnë zinxhirët e aminoacideve. Në vitin 1961, Nirenberg dhe kolegu i tij, J. Heinrich Matthaei, vërtetuan se UUU e kombinimit ishte deshifruar si aminoacid fenilalanine. Gjatë pesë viteve të ardhshme, ekipi kreu më shumë eksperimente për të kuptuar më shumë kodet.

Ndërsa vazhduan, grafiku i tyre i punës i bërë nga copa të shumta letre të bashkuara fitoi një koleksion të gjerë kombinimesh letrash dhe simbolesh për të gjetur kombinimet gjenetike. Nirenberg fitoi cmimin Nobel të vitit 1968 në biologji për punën e tij, një zbulim që njihet si një nga më të rëndësishmit në historinë e shkencës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy