“Solaris”, gati jahti i 6 superluksoz i Roman Abramoviç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Solaris”, gati jahti i 6 superluksoz i Roman Abramoviç

5 nga jahtet më luksoze në botë duket se nuk mjaftojnë për miliarderin rus Roman Abramoviç, që së shpejti do të ketë në koleksionin e tij, mjetin e gjashtë lundrues superluksoz.

“Solaris” quhet jahti i ri i pronarit të klubit të Chelsea, i cili ka nisur të ndërtohet prej 3 vitesh në Bremenhaver të Gjermanisë dhe gjatë këtij muaji është shfaqur për herë të parë, thuajse i kompletuar.

Superjahti i ka kushtuar Abramoviç 600 milionë dollarë, pak a shumë sa kostoja e kryeveprës së tij të fundit lundruese. “Solaris” është i gjatë 140 metra, peshon 11 mijë tonë,  ka një shpejtësi maksimale deri në 20 nyje në orë, 48 kabina dhe 4 kuverta. 60 është numri i personave të stafit dhe 36 pasagjerë mund të qëndrojnë njëkohësisht në të.

Roman Abramoviç shquhet për pasionin e tij të mjeteve lundruese. Historia e tij me jahtet nis 20 vite më parë me krijimin e tij të parë të quajtur “Sussurro” i cili ka një vlerë prej 146 milionë eurosh. Në 2009, për miliarderin rus u krijua për 154 milionë dollarë “Ecstasea”. Më pas, ishte radha e “Lunas” në vitin 2014 për 386 milionë dollarë.

Advertisement

Abramoviç bleu me të njëjtin çmim, edhe jahtin “Pelorus” nga një biznesmen arab për të mbërritur shifra rekord e 643 milionë dollarëve që kushton kryevepra e quajtur “Eklips”. Këtë verë, në ujërat detarë do të lundrojë për herë të parë edhe “Solaris”, me dy motorë elektrikë të avancuar, të cilët do ta kthejnë në jahtin më të fuqishëm që ka ekzistuar ndonjëherë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy