“Stop telefonatave shqetësuese”, AKEP krijon regjistrin “Do Not Call Me”, ja si do funksionojë bllokimi i thirrjeve të padëshiruara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Stop telefonatave shqetësuese”, AKEP krijon regjistrin “Do Not Call Me”, ja si do funksionojë bllokimi i thirrjeve të padëshiruara

Ndërsa rritet gjithnjë numri i kompanive që shesin produktet duke ua propozuar blerësve përmes telefonatave, AKEP po merr masa për bllokimin e këtyre thirrjeve që jo gjithnjë janë të dëshiruara nga qytetarët. Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hedhur për konsultim public një draft rregullore që lidhet drejtpërdrejtë me mbrojtjen e përdoruesve të telefonisë, ku një aneks I kushtohet pikërisht bllokimit të thirrjeve të padëshiruara nga kompanitë tregtare.

Objekti i Aneksit është përcaktimi i rregullave për sipërmarrësit ofrues të shërbimit publik telefonik që alokojnë numra për pajtimtarët dhe përdoruesit fundorë për regjistrimin e të dhënave të sakta të pajtimtarëve në lidhje me ID, zgjedhjen për përfshirje në Numeratorin Telefonik të Përgjithshëm, shërbimit të kërkimit të informacionit në numerator, si dhe krijimin e Regjistrit Do Not Call Me për të mundësuar pajtimtarët të mos marrin thirrjet/komunikimet pa kërkesë, nëse nuk e dëshirojnë këtë.

Propozimi është që secili operator duhet të krijojë një Bazë të Dhënash të Pajtimtarëve e cila të përmbajë zgjedhjet e pajtimtarëve për regjistrin Do Not Call Me dhe Numeratorin, dhe më pas këto të dhëna të përdoren për një regjistër kombëtar për thirrjet e pakërkuara dhe për ofrimin e shërbimeve të numëratorit telefonik dhe kërkimeve në numerator nga palët e interesuara. Operatorët dhe administratori i regjistrit kombëtar Do Not Call Me kanë detyrimin që të sigurojë integritetin, saktësinë, përditësimin dhe ruajtjen e konfidencialitetit të informacionit të pajtimtarëve sipas legjislacionit në fuqi.

Aneksi detyron Çdo sipërmarrës ofrues i shërbimit publik telefonik që alokon numra për pajtimtarët përdorues fundorë të shërbimit publik telefonik, ka detyrim që të sigurojë për pajtimtarët e tij që të kenë të drejtën, pa pagesë, që të përfshihen në Numëratorin Telefonik të Përgjithshëm, të informohen për qëllimin e numëratorit dhe funksionet e disponueshme të kërkimit të informacionit në numërator si dhe në Regjistrin “Mos më Telefono” (Do Not Call Me), për të mos marrë thirrje/komunikime të pakërkuara tregtare.

Advertisement

Sipërmarrësit e cituar në pikën 1 më sipër kanë detyrime që duke filluar nga 1 mars 2021 në Përmbledhjen e Kontratës, të përfshijë dhe zgjedhjen e pajtimtarit për përfshirje në Numëratorin e Telefonik të Përgjithshëm dhe zgjedhjen e pajtimtarit për thirrjet/komunikimet pa kërkesë, apo për përfshirje në Regjistrin “Mos më Telefono”.(scan)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy