STUDIMI: Edhe truri artificial ka nevojë ”të flejë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Edhe truri artificial ka nevojë ”të flejë”

Në të ardhmen, robotët mund të marrin edhe ”një sy gjumë”. ”Rrjetet e tyre nervore artificiale, në fakt, duhet të pushojnë për të rikuperuar stabilitetin e humbur gjatë mësimit, ashtu si truri i njeriut”, sipas laboratorit kombëtar në Nju Meksiko, që do ta prezantojë studimin në Seattle, në konferencën ”Women in Computer Vision”.

“Ne studiojmë rrjetet nervore të impulsit artificial, sisteme që mësojnë si truri ynë. Ne ishim të magjepsur nga perspektiva e trajnimit të një procesori neuromorfik në një mënyrë të ngjashme me atë se si njerëzit dhe sistemet e tjera biologjike mësojnë nga mjedisi gjatë zhvillimit të fëmijërisë”, theksoi studiuesi Yijing Watkins.

Megjithatë, eksperimentet laboratorike kanë treguar që pas periudhave të vazhdueshme të pakontrolluara, rrjetet nervore artificiale bëhen të paqëndrueshme.

Studiuesit menduan t’i linin ‘të pushojnë’ duke i ekspozuar ata në lloje të ndryshme të zhurmës (të ngjashme me ndërhyrjet që mund të dëgjohen në radio nga një stacion në tjetrin).

Advertisement

Pas disa përpjekjeve, ata vëzhguan se trurin artificial rikuperon stabilitetin më mirë kur ekspozohen ndaj zhurmave.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy