Studimi tregon rezultate tronditëse: Sa të varur jemi nga celularët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi tregon rezultate tronditëse: Sa të varur jemi nga celularët

Uebfaqja britanike One Poll publikoi një studim që tregoi rezultate tronditëse se sa të varur jemi nga celularët.

Konkretisht, 83 përqind e njerëzve duhet ta kenë pranë telefonin gjatë gjumit të natës.

Sipas studimit, më shumë se 54 përqind e njerëzve kanë një fobi të humbjes së valës, harxhimit të baterisë ose harrimit të një telefoni celular.

Kjo frikë madje mori emrin e saj zyrtar në psikologji – nomofobia.

Advertisement

Gjithashtu, rezultatet treguan se njerëzit mesatarisht kontrollojnë celularin e tyre deri 34 herë në ditë.

Telefoni celular është bërë një lloj objekt rehati dhe shpëtimi nga ankthi, kështu që njerëzit shpesh e marrin celularin në situata ku ndihen të keq, shkruan The Telegraph.

 “Eshtë bërë e qartë se si shoqëri ne jemi bërë të varur nga celularët, jo vetëm për punë por edhe për arsye private. Ato tashmë luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e njerëzve”, përfundoi Fred Touchette, një analist i sigurisë në AppRiver.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy