Sulmet kibernetike në internet: I riu nga Korça sfidon hakerat dhe merr medalje në Zvicër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet kibernetike në internet: I riu nga Korça sfidon hakerat dhe merr medalje në Zvicër

Shumë vende kanë frikë nga sulmet kibernetike në infrastrukturën e tyre. Për këtij lloj problemi, në Zvicër u përballën disa ekipe studentësh nga 9 vende të ndryshme si Zvicra, Usa, Norvegjia, Suedia, UK, Hungaria, Franca, Estonia, India.

Kjo ishte një sfidë e bazuar mbi një simulim të një krize të madhe kibernetike në vende europiane por jo vetëm. Grupi “Idonea”, pjesë e të cilit ishte edhe një i ri shqiptar, u rendit në vendin e tretë te 2020 Geneva Cyber 9/12 Strategy Challenge. Ky ekip është një sukses i jazhtëzakonshëm, ashtu siç është raportuar edhe në median zviceriane “20 minutes”.

Mikel Grabocka, është 23 vjeçari nga Korça, i cili ishte pjesë e ekipit Idonea”.
I riu i talentuar korçar ishte lideri i ekipit “Idonea” që përbëhej nga 2 djem dhe 2 vajza. 23 vjeçari i cili ja doli të renditet ndër të parit në listën e çmimeve të kësaj gare të rëndësishme, është një model për rininë shqiptare.

“Ideoena” u rendit i treti përballë ekipeve të nëntë vendeve të tjera që mërrnin pjesë në këtë sfidë ku skuadrat pjesëmarrëse duhet të tregojne njohuri multidisiplinore dhe duhet të propozojnë rekomandime për organizata vendimarrëse të nivelit europian.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy