Teknologjia prapa protestave: i-demonstrues apo e-protestues

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përdorimi global i rrjeteve sociale, portaleve dhe internetit në kuptimin më të gjerë të mundshëm, gjithëpërfshirja e internetit në jetët e përditshme të gjithësecilit kanë bërë që lajmet lokale dhe ngjarjet më të thjeshta të marrin konotacion global brenda një çasti.

Nga ana tjetër, teknologjia mund të (keq)përdoret edhe nga ana e qytetarëve, por edhe prej shërbimeve shtetërore, si dhe kompanive, shkruan Al-Jazeera.

Skandale të numërta gjatë disa viteve të fundit – rrjedhja e informatave nga bazat e të dhënave shtetërore apo të korporatave, spiunimi masiv nëpër rrjetet sociale (mjafton në këtë mes të kujtohej vetëm skandali i “Cambridge Analytica”) si dhe përdorimi masiv i kamerave, dronëve dhe sistemeve të ndryshme për vëzhgimin dhe ndjekjen e njerëzve kudo nëpër botë, janë tregues evidentë se pothuajse akëcila teknologji mund ta përmbajë edhe anën e saj të errët, transmeton KOHA.

Kamera gjithkund

Advertisement

Vrasja e afro-amerikanit George Floyd, më 25 maj të këtij viti gjatë arrestimit nga ana e policit Derek Shauvin, i cili ia mbajti këmbën në qafë për një kohë të gjatë duke ia pamundësuar frymëmarrjen, ishte sebepi që i ndezi protestat masive, së pari përreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti edhe në gjithë botën.

Vetë akti i vdekjes së tij u xhirua nga një kalimtar i rastit përmes telefonit, i cili pamjet i shpërndau menjëherë nëpër rrjetet sociale. Për më pak se një orë, videoxhirimi i tij mblodhi më shumë se një milion shikime, ndërsa veç ishte transmetuar edhe në kanalet e ndryshme televizive përreth SHBA-së.

Në kohërat e tanishme, faktikisht çdokush posedon ndonjëfarë lloji të telefonit celular me kamerë, të cilin e përdor për të shkrepur fotografi apo për të realizuar xhirime.

Për sa i përket dokumentimit të ngjarjeve, cilësia e videoxhirimit apo fotografisë nuk ka fare rëndësi – sa më shumë cilësi të ketë përmbajtja, rëndësia e saj është më e lartë, megjithëse edhe një videoxhirim apo fotografi pjesërisht e turbullt me të ketë vlerë të paçmuar në shumë prej rasteve të këtilla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy