Telefonat mund të vërejnë kur përdoruesit janë të dehur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një studim i ri ka gjetur se telefonat e mençur mund të vërejnë kur përdoruesit janë të dehur, duke monitoruar stilin e të ecurit.

Hulumtuesit amerikanë kanë përdorur sensorë në telefona për të detektuar të dehurit, që t’iu ndihmojnë për të parandaluar ngasjen e veturave.

Telefonat ishin në gjendje të gjenin këtë në 90 për qind të rasteve të të dehurve, kur përdoruesit ecnin vetëm dhjetë hapa, sipas një studimi të Universitetit të Pittsburghit.

Shkencëtarët shpresojnë se gjetjet e tyre mund të përdoren për zhvillimin e pajisjeve alarmuese, të tilla që t’u kërkojnë njerëzve të mos drejtojnë veturat në gjendje të dehur, shkruan BBC.

Advertisement

“Ne kemi sensorë të fuqishëm që i bartim kudo që shkojmë. Duhet të mësojmë si t’i përdorim më së miri në të mirë të shëndetit publik”, ka thënë udhëheqësi i studimit, Brian Suffoletto.

Studimi kishte përfshirë 22 pjesëmarrës mes moshave 21 dhe 43-vjeçare. Ata pinë nga një gotë alkool çdo orë deri kur arritën në 80 miligramë alkool për 100 mililitra gjak. Në shumë vende të botës, limiti i lejuar për shoferët është 50 miligramë alkool për 100 mililitra gjak.

Me një telefon të mençur të vendosur në shpinën e tyre, pjesëmarrësve iu kërkua të bënin ecje çdo dy orë, në një shirit të gjatë dhjetë hapa, dhe më pas të kthehen prapa.

Në 90 për qind të rasteve, hulumtuesit ishin në gjendje të identifikonin ata që kanë kaluar limitin përmes ndryshimeve që i shfaqnin telefonat.

Advertisement

Një aplikacion mund të jetë që të njoftojë përdoruesit se nuk janë në gjendje të drejtojnë veturat e tyre.

“Kam humbur mikun më të afërt në një aksident trafiku pasi kishte pirë. Dhe si një mjek më ka rënë të merrem me shumë lëndime të të rinjve për shkak të alkoolit”, ka thënë Suffoletto. “Për shkak të kësaj, ia kam dedikuar dhjetë vjetët e fundit testimeve të intervenimeve digjitale për të parandaluar vdekjet dhe lëndimet që lidhen nga teprimi me alkool”.

Edhe pse ky studim konsiderohet preliminar, shkencëtarët kanë thënë se shpresojnë që të ndihmojë në rrugën për hulumtime të tjera. Ata kanë thënë se do të vazhdojnë me eksperimente të tjera për të parë se si mund të ndihmohet me telefona për të parandaluar daljen në rrugë të shoferëve të dehur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy