TikTok me ankesë kundër administratës Trump për ndalimin e aplikacionit në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aplikacioni i famshëm Tik Tok ka kërkuar nga një gjykatë amerikane që të bllokojë administratën Trump në ndalimin e rrjetit të mediave sociale kineze, raporton Bloomberg të shtunën.

TikTok dhe kompania ByteDance kanë plotësuar një ankesë në gjykatën federale të Washingtonit të premten, duke sfidur kështu urdhrin e presidentit amerikan, Donal Trump.

Raporti i ankesës thotë se Trumpi ka tejkaluar autoritetin e tij kur ndaloi aplikacionin dhe se këtë e bëri për arsye politike dhe jo se ekzistonte një “kërcënim” për SHBA-në.

Departamenti i Tregtisë i SHBA-së ka lëshuar urdhër në të cilin thuhet se nga 20 shtatori ndalon shkarkimin e aplikacioneve të mesazheve TikTok dhe WeChat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy