Trajtimi i ri i kancerit të gjirit mund të ndihmojë mijëra gra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Trajtimi i ri i kancerit të gjirit mund të ndihmojë mijëra gra

Një trajtim i ri për kancerin e gjirit mund të ndihmojë mijëra gra sepse zvogëlon rrezikun e rikthimit të sëmundjes me një të katërtën, ka zbuluar një studim i ri.

Ekspertët kanë pohuar se zbulimi është një nga më premtuesit në 20 vitet e fundit.

Advertisement

Studimi u krye mbi 38 vende dhe 5,637 pacientë u zgjodhën për të marrë pjesë. Pwr studimin, u rekrutuan pacientw me kancer gjiri nw fazwn e hershme me njw rrezik tw lartw tw pwrswritjes sw swmundjes.

Ekspertët testuan nëse pacientët që marrin frenuesin “CDK 4/6 abemaciclib” së bashku me terapinë si kimioterapia, kirurgjia do të zvogëlonte rrezikun e përsëritjes krahasuar me trajtimin standard.

Advertisement

Studimi u krye për dy vjet dhe ekspertët zbuluan se kishte një ulje prej 25 përqind të përsëritjes së kancerit kur “abemaciclib” u shtua në terapinë standarde.

Vetëm 11.3 përqind e pacientëve që morën pjesë pësuan një rikthim në krahasim me 7.8 përqind në grupin “abemaciclib”.

Advertisement

Profesori Stephen Johnston tha se ky zbulim mund tw shpwtojw shumw jetw nw tw ardhmen.

Trajtimi i ri i kancerit të gjirit mund të ndihmojë mijëra gra shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy