Trumpi në kërkim të një platformë tjetër online, Parler mund të jetë opsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas bllokimit të rrjeteve sociale në Twitter dhe Facebook, presidenti Donald Trump ka disa opsione të tjera të shërbimeve online. Një kandidat për këtë mund të jetë Parleri, edhe pse Google dhe Apple e kanë fshirë atë nga dyqanet e tyre online, ndërsa edhe Amazoni e ka paralajmëruar heqjen e shërbimit për të, për shkak të shfaqjes së përmbajtjes së dhunës nga Capitoli.

Trumpi mund edhe ta lansojë platformën e tij. Por, kjo nuk mund të ndodhë aq shpejt, shkruan AP. 

Twitteri të premten ia ka bllokuar llogarinë Trumpit, ndërsa ai kishte shkruar se planifikonte të mos merrte pjesë në inaugurimin e Joe Bidenit president.

Facebooku dhe Instagrami kanë suspenduar llogarinë e Trumpit të paktën deri në ditën e inaugurimit. Twitch dhe Snapchat po ashtu kanë deaktivizuar llogaritë e tij, ndërsa Shopify mbyllën dyqanet online të lidhura me Trumpin.

Advertisement

Twitteri po ashtu ka mbyllur edhe llogaritë e disa përkrahësve të Trumpit, të cilët kanë promovuar sulmet në Capitol.

Të premten Trumpi kishte thënë se po negociojnë me faqe të tjera dhe se shumë shpejt do të dalë me një deklaratë, por se po shikonte edhe mundësinë e krijimit të platformës së tij.

Ekspertët kanë parashikuar se Trumpi mund të dalë në Parler, një platformë e cila ka mbi 12 milionë përdorues ku djemtë e tij, Eric dhe Don Jr. tashmë janë aktiv aty.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy