Twitter-i bllokon reperin dhe kandidatin për president, Kanye West

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Twitter-i bllokon reperin dhe kandidatin për president, Kanye West

Reperi Kanye West i cili njëkohësisht kandidon për president në SHBA, është bllokuar përkohësisht nga Twitter-i.

Kjo për shkak se ai kishte postuar numrin e telefonit të një redaktori të revistës Forbes.Ai madje i nxiste ndjekësit e tij ta telefononin, duke e quajtur redaktorin një “supremacist i bardhë”.

Një zëdhënës i Twitter-it konfirmoi pezullimin 12-orësh të reperit, duke i thënë “Newsweek’ se “postimi u hoq për shkak të nxjerrjes së informacionit privat dhe llogaria është bllokuar përkohësisht në përputhje me politikën tonë të Informacionit Privat”.

Kanye në fakt kishte bërë një seri postimesh në këtë platformë, ai kishte nxjerrë dhe disa faqe nga kontratat e tij të regjistrimit me Universal Music Group.

Advertisement

Kanye i është kundërvënë industrisë së muzikës duke e konsideruar atë si ‘anijen moderne të skllavëve’, duke thënë se ai nuk do të nxjerrë më muzikë të re sipas kontratës së tij aktuale.

Reperi gjithashtu postoi një video të tij duke urinuar mbi një çmim Grammy, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin: “Më besoni… Nuk do ndaloj”.

Me këtë postim ai po i dërgonte një mesazh kompanisë së regjistrimit me të cilën tanimë është në konflikt.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy