Vivo me telefon që ndryshon ngjyrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania teknologjike kineze, Vivo, është duke punuar në një telefon që s’është parë deri tash në treg. Sipas raportimeve, ai do të ketë mundësinë të ndryshojë ngjyrën vetëm me një klikim.

Kompania po përdor xhamin elektrokrom për të arritur efektin ngazëllues.

Këtë javë ajo ka ndarë një video në “Weibo” duke demonstruar se telefoni shkon nga ngjyra vjollcë në të argjendtë.

Një koncept i tillë ishte paralajmëruar edhe nga “OnePlus” më herët.

Advertisement

Nuk janë dhënë detaje tjera për telefonin e as nuk dihet se kur do të dalë në treg.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy