WhatsApp me probleme, miliona përdorues nuk dërgojnë dhe as marrin dot mesazhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

WhatsApp ka shfaqur probleme mbrëmjen e së martës në shumë vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë. Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve e kanë pasur të pamundur të dërgojnë apo të marrin mesazhe për disa minuta.

Problemin e vunë në dukje shumë përdorues në Twitter. Aplikacioni shfaqi probleme jo vetëm në celular, por edhe në versionin e tij në desktop.

WhatsApp ka rreth 2 miliardë përdorues në të gjithë botën. Aplikacioni u ble nga Facebook për 19 miliardë dollarë në vitin 2014, duke u bërë kështu një nga blerjet më të mëdha të rrjetit social.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy