WhatsApp paralajmëron surpriza të reja për përdoruesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
WhatsApp paralajmëron surpriza të reja për përdoruesit

WhatsApp ka ndërmarrë një hap tjetër drejt prezantimit të një prej veçorive më të kërkuara, aftësisë për të përdorur aplikacionin në shumë pajisje me të njejtin numër telefoni.

Me anë të një raporti nga WABetaInfo, aplikacioni ka prezantuar një menu të quajtur ‘Linked devices’ e cila do t’ju lejojë të menaxhoni dhe të shtoni 3 pajisje të tjera të lidhura me numrin tuaj të regjistruar në WhatsApp.

Kjo është aktualisht në zhvillim e sipër.

Pra, nuk ka asnjë informacion se kur do të jetë në dispozicion të përdoruesve.

Advertisement

Tani për tani, WhatsApp ju lejon të përdorni aplikacionin në desktop përmes WhatsApp për Web, por telefoni juaj duhet të jetë i lidhur në internet.

Shpresojmë se veçoria e re e pajisjeve të lidhura do t’ju lejojë të përdorni aplikacionin në pajisjet e tjera kur telefoni juaj nuk është i lidhur me internet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy