Në qershor në Shqipëri u rikthye në vëmendje debati për legalizimin e kanabisit për arsye mjekësore.
Historiani Hasan Bello shprehet se debati për legalizimin e kultivimit të hashashit në Shqipëri, duket sikur është një problem bashkëkohor dhe nuk ka aspak lidhje me të kaluarën e shtetit shqiptar.

Në fakt, thotë më tej ai, kultivimi i hashashit për arsye farmaceutike, me qëllim eksportimin e tij në vendet e zhvilluara të Europës, “ka nisur që në fillim të viteve 20-të”.

Nga dokumenti i mësipërm do të mësoni se ministri i Bujqësisë, që në vitin 1924 udhëzonte përfaqësuesin shqiptar në Athinë të interesohej për çmimin e farës së hashashit. Kjo me qëllim që vitin e ardhshëm të blihej një sasi për tu mbjellë. “Tradita vazhdon, por tashmë jo nga shteti, por nga individi…” – thotë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";