Gratë franceze që u miqësuan me nazistët në marrëdhënieve të detyruara ose vullnetare gjatë Luftës së Dytë Botërore patën një hakmarrje të turpshme pas çlirimit të vendit.

Arkivat amerikane dhe ato franceze kanë publikuar fotot e poshtërimit të grave në rrugët e Parisit. Gruaja më lart besohet se ishte një prostitutë që u shërbente pushtuesve gjermanë. Asaj iu rruajt koka për ta poshtëruar publikisht. Fotoja është bërë në Montelimar më 29 gusht 1944.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, shumë francezë të akuzuar për bashkëpunim me Gjermaninë duruan aktin poshtërues të rruajtjes së kokës në publik. Ky episod vazhdon të shkaktojë polemika në Francë.

Dënimi i rruajtjes së kokës së një gruaje ka origjinë biblike. Në Evropë, kjo praktikë daton që në epokën vizigotëve. Gjatë mesjetës, kjo shenjë turpi ishte zakonisht një ndëshkim për tradhtinë bashkëshortore. Rruajtja e kokës së grave si shenjë ndëshkimi dhe poshtërimi u rifut në shekullin e 20-të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të gjithë Francën, nga viti 1943 deri në fillim të vitit 1946, ishin rreth 20 mijë gra të të gjitha moshave dhe profesioneve që u akuzuan se kishin bashkëpunuar me gjermanët okupatorë dhe që u dënuan me rruajtje të kokës. ©LAPSI.al