Kapitoli është sulmuar më parë me bomba, aty ka ndodhur një atentat ndaj një presidenti amerikan dhe para tij janë mbajtur qindra protesta në historinë më shumë se 2-shekullore. Por, të mërkurën, për herë të parë, aty ndodhi një sulm i mbështetësve të një presidenti në detyrë.

Godina është relativisht e hapur për publikun. Aty ndodhen dy degët e legjislativit amerikan, Dhoma e Përfaqësuesve dhe ajo e Senatit, por gjithkush mund të futet brenda pasi kalon sigurinë në pikën e vizitorëve. Me një plan modest, një grup protestuesish mund të ndërpresin një seancë, edhe pse zakonisht nxirren shpejt jashtë nga policia e Kapitolit.

Por, mësymja e godinës nga protestues pas përleshjes me forcat e sigurisë nuk ndodhte që prej vitit 1814. Në atë kohë, ishin trupat britanike që i vunë flakën godinës pas sulmit në Uashington DC, gjatë asaj që njihet si Lufta e vitit 1812. Godina asokohe ishte në ndërtim e sipër dhe falë materialeve që po përdoreshin arriti të ruajë formën.

Përgjatë 200 viteve pasardhëse, ka pasur edhe sulme të tjera.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë një varrimi në janar 1835, një bojaxhi i papunë, Richard Lawerence, u përpoq të qëllonte presidentin, Andrew Jackson, por pistoleta nuk funksionoi.

Gjatë Luftës Botërore, një profesor i quajtur Eric Muenter, vendosi një bombë në dhomën e pritjes së Senatit, e cila shpërtheu gjatë natës, pa shkaktuar viktima. Ai kishte vrarë gruan e tij, vite më parë, dhe më vonë u arrestua pasi donte të vriste bankierin JP Morgan.

Në vitin 1954, katër separatistë portorikanë u futën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe qëlluan ndaj kongresmenëve, duke plagosur 5 prej tyre.

Në mars të vitit 1971, një grup i ekstremit të majtë “Ëeather Underground”, bombardoi Kapitolin në shenjë proteste për veprimet ushtarake amerikane në Laos, duke shkaktuar qindra mijëra dollarë dëme, por pa vrarë askënd.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në nëntor 1983, një bombë u vendos në shenjë proteste ndaj impenjimit të ushtrisë amerikane në Grenada dhe Liban. Bomba shpërtheu, por nuk pati viktima.