Është shuar në moshën 101-vjeçare britanikja Charlotte Betty Webb. Ajo ishte dekoruar dy herë për punën e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore pasi arriti të deshifronte kodin e komunikimit të nazistëve.

Ai ishte një nga individët e paktë të mbijetuar që kishte punuar në këtë programin që ndryshoi rrjedhën e luftës. Në këtë program luajti një rol të madh edhe matematikani Alan Turing. Webb i ishte bashkuar përpjekjes së deshifrimit në moshën 18-vjeçare. Ajo madje punoi edhe për të thyer komunikimet e koduara të japonezëve për llogari të amerikanëve.

Në vitin 2020, Webb i tha BBC-së se ajo “nuk kishte dëgjuar kurrë për qendrën britanike për thyerjen e kodeve të kohës së luftës”. Kjo pasi puna atje ishte top sekret. Më vonë, pasi u hoqën kufizimet për të folur, ajo pranoi se deri në vitin 1975, ajo nuk mund t’u tregonte as prindërve se ku ishte dhe çfarë po bënte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2021, asaj iu dha nderimi më i lartë i Francës, Legjioni i Nderit. Ishte një vendim i marrë në vitin 2014 nga presidenti i atëhershëm François Hollande për të nderuar 6000 britanikë që kishin kontribuar në çlirimin e Francës.

Kur lufta në Evropë përfundoi në maj të vitit 1945, por ndërkohë vazhdonte në Paqësor, ajo shkoi të punonte në Pentagon në SHBA. Atje ai punoi në dekodimin e mesazheve japoneze. Pas luftës punoi si sekretare në një shkollë. ©LAPSI.al

The post Vdes në moshën 101-vjeçare britanikja që theu kodin e nazistëve appeared first on Lapsi.al.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";