Akademia e Shkencave përkujtoi sot, në 100-vjetorit e lindjes, shkrimtarin dhe studiuesin e njohur të letrave shqipe, Jakov Xoxa, i shpallur edhe si personaliteti i vitit, përmes një ceremonie të veçantë, ku morën pjesë shkrimtarë, akademikë dhe figura të njohura të artit dhe të letërsisë shqipe.

 

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se Jakov Xoxa është një nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Shpesh mendojmë si do ishte greqishtja pa Homerin, si do ishte italishtja pa Danten, si do ishte spanjishtja pa Servantesin apo frëngjishtja pa Gi dë Mopasan, rusishtja pa Tolstoin e gjuhë të tjera pa Kafkën, pa Kunderën. Gjuhët, patjetër që janë produkt i disa vendimmarrjeve, rregullsive dhe ligjësive që vendosen nëpër Kongreset e Gjuhës, të cilave nuk duhet me i heq asnjë meritë, por pyetja është: kush e lëvron gjuhën, kush i jep formë asaj? Unë besoj fort se për gjuhën shqipe Kadareja, Agolli, Kongoli, Jakov Xoxa, janë padyshim nga figurat më të rëndësishme themeluese të letërsisë moderne shqiptare”, u shpreh Veliaj.

 

Ai kujtoi po ashtu edhe kontributin e veprës së tij, sidomos në lidhjen mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E kemi sot fatin të kujtojmë një nga njerëzit që shpëtoi disa nga fjalët e gjuhës shqipe dhe eksploroi, ndoshta për herë të parë, raportin special mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës – të ndarë pa meritë, pa moral, nga historia dhe nga konfliktet e kohës – në romanin “Lumi i vdekur” apo dhe vepra të tjera. Shpeshherë ngurrojmë t’i japim meritën e duhur atyre që e kanë lëvruar, që e kanë punuar Gjuhën Shqipe. Sot jam vërtet mirënjohës për ata që e kanë kujtuar Jakov Xoxën”, tha Veliaj.

 

Ai shtoi se ndihet krenar që sot në Tiranë ka hapësira ku ruhen vlerat artistike të autorëve të mëdhenj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot jam vërtet krenar për ç’ka kemi bërë në Tiranë. Tirana nuk është perfekte – ka disa gjëra që janë bërë shumë mirë, ka ende shumë punë për të bërë – por një nga gjërat që kemi bërë shumë mirë është rikthimi i disa hapësirave në qytet, si shtëpia “Kadare” apo shtëpia “Agolli”. Sigurisht, është kyç, siç kemi pasur bashkëpunim me familjen Agolli dhe me familjen Kadare, edhe bashkëpunimi i familjarëve, për të pasur ato artefakte. Unë besoj se për Jakov Xoxën, edhe si babai i stërnipit të tij, mund ta kem edhe më të thjeshtë në sigurimin e artefakteve dhe lënien e një kujtese për një gjeneratë tjetër,” tha më tej kryebashkiaku.

 

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se vepra e Jakov Xoxës është një nder për letërsinë shqiptare.

Gjinushi tha se Akademia e Shkencave do të risjellë botimin e një prej lëndëve bazë të Jakov Xoxës për studentët e gjuhës dhe letërsisë, “Hyrjen në Shkencën e Letërsisë”. Shkrimtarit Jakov Xoxa iu dha edhe titulli Nderi i Akademisë së Shkencave (pas vdekjes).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";