Që prej datës 14 nëntor që shënjon dhe fillimin e punimeve për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe, në Manastirin kanë nisur një sërë aktivitetesh.

 

Organizimet do të kulmojnë më 22 nëntor, data e cila për shqiptarët e Maqedonisë është feste zyrtare.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pranishëm gjatë kësaj të marte në Manastir ishte edhe presidenti Bajram Begaj. Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen e gjuhës.

 

BAJRAM BEGAJ

PRESIDENT I SHQIPËRISË

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Çdo komb ka në historinë e vet disa ngjarje të veçanta që dallohen, sepse me kalimin e kohës ato fitojnë gjithnjë e më shumë domethënie si pjesë e trashëgimisë historike dhe kombëtare. I tillë është Kongresi i Manastirit. Ai tregoi lartësimin e shpirtit të shqiptarëve, përcaktoi frymën e identitetit tonë dhe hodhi themelet e formimit të ndërgjegjes dhe të unitetit kombëtar. Edhe pas 115 vjetëve e kuptojmë se shqipja është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i shpirtit të popullit tonë.

 

Ndërsa në Shqipëri prej vitesh duket se kjo datë është lënë në harresë. Jo vetëm që nuk është pjesë e kalendarit të festave zyrtare, por edhe institucionet kombëtare e kalojnë në heshtje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky vit përkon me 115-vjetorin ku në selinë e klubit “Bashkimi” në Manastir, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura shqiptare të kohës nga të gjitha trevat Shqipërisë si dhe nga diaspora shqiptare u vendos krijimi i një alfabeti të njehsuar.