Ky 11 prill shënoi 150-vjetorin e lindjes Aleksandër Stavre Drenovës, i njohur në letërsinë tonë si Asdreni.

 

Krijimtaria e tij e madhe, nuk lidhet vetëm me tekstin e himnit të flamurit por dhe me ngjarjet më të mëdha të kombit shqiptar në fund të shekullit 19 dhe fillimi të shekullit 20. Për studiuesit, Asdreni mbetet një nga autorët që punoi më së shumti për zhvillimin e gjuhës shqipe.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

PANDI BELLO – STUDIUES

“Asdreni, poeti kombëtar. Patriot i madh. Poet i nivelit shumë të lartë pas Naimit e De Radës në kohën kur ai shkruante, fund shekull i 19 dhe fillimi i 20. Poeti që shkruante nga dashuria e pakufishme për atdheun, por dhe artin. Poeti qe provonte dhe në gegërisht. Kur lexoj Asdrenin ne gegërisht dhe Migjenin duken njësoj.

Po mire ca bëjmë sot ne? Ai bënte të pamundur zhvillimin e gjuhës shqipe. Po mire tani po globalizohemi. E ca pastaj.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Por pavarësisht kontributit të madh që ka pasur, në fshatin e lindjes në Drenovë e vetmja gjurmë e Asdrenit mbetet busti dhe varri. Kjo pasi banesa është prishur prej kohësh.

 

GJERGJI NANO

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

BANOR I FSHATIT DRENOVE

“Nuk e mirëmbajtën. Nuk ekziston më. Është një turp. Më vjen keq.”

 

Me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Asdrenit bashkia Korçë organizoi një aktivitet homazh në nder të rilindasit të njohur, ku u recituan poezi dhe u kënduan këngë patriotike me tekste të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";