Një udhëtim muzikor, nga veriu në jug e sigurisht edhe me notat e Shqipërisë së mesme, kështu zgjodhi të vinte këngëtarja Blerina Braka, në “Këngë moj”.

Me elegancën dhe zërin e saj brilant Blerina është bërë shpesh pjesë e spektaklit, por këtë herë mbrëmja iu dedikua tërësisht karrierës së saj artistike.

E doja shumë këtë natë dhe kur më erdhi ftesa nuk e prisja dhe thash erdhi 2024 me mbarësi. Nata e sotme është një recital i këngëve popullore janë pikërisht këngët që do populli. Do të jenë këngë nga të gjitha trevat, sepse ai që është artist i bën të gjitha.”, tha këngëtarja Blerina Braka.

Miq të jetës së artistes, por edhe ata që e shoqërojnë në skenë, iu bashkuan Blerinës në gjallërinë dhe atmosferën e veçantë që sollën së bashku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 “Unë e kam njohur që në akademinë e arteve blerinën dhe është një nga vokalet më të bukura të tregut shqiptar. Por Blerina është një vajzë e drejtpërdrejtë që e ndërthur shumë bukur njerëzoren me artin.”, tha këngëtari Aurel Thëllimi.

 “Jemi të dy temperamente besoj në këngë që nuk këndon vetëm Blerina këngët e jugut ashtu siç nuk këndoj vetëm unë këngët e veriut.”, deklaroi këngëtari Ervin Bushati.

Interpretime që emocionuan e çuan peshë edhe publikun ishin edhe duelet e Blerinës me Eglantina Toskën dhe Shpat Kasapin.

 “Skena të bën të ndjehesh më i frymëzuar, më planë publikut si dhe ti japësh atij emocionet e duhura.”, shtoi më tej këngëtari Shpat Kasapi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çdo të enjte në orën 21:00 mund të ndiqni “Këngë Moj” në Vizion Plus për të shijuar muzikën e zgjedhur dhe artistët më të mirë të skenës shqiptare./vizionplus.tv