Dashuria për cirkun i lindi qëkur ishte i vogël. Ndërsa 7 vjeç, Edvin Picalli filloi shkollën e cirkut në Tiranë. Në vitin 2015, atij iu dha mundësia të shkonte në Itali dhe të niste një projekt  të ri.

Kështu Picalli krijoi kompaninë e tij të cirkut “Vertik & Dance”, e cila ka pasur bashkëpunime të shumta ndër vite.

Por, udhëtimet e shpeshta nga Italia në Shqipëri bënë që Edvini të binte në dashuri me Rajmondën.

Sot Edvini dhe Rajmonda vijnë në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti me rrëfimin e tyre mes personales dhe profesionale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edvin Picalli: Pasioni ka filluar në moshën 6-vjeçare. Deri në moshën 15 vjeç unë isha pranë studios dhe 15 vjeç fillova në cirkun e Tiranës si profesionist. Pastaj u largova për një kontratë pune në Bullgari. Ngadalë karriera filloi duke u rritur dhe në 2004 erdha në Itali për një festival. Në vitin 2016 u largova përfundimisht nga Shqipëria.

Si kanë qenë fillimet me Rajmondën?

Edvin Picalli: Nuk ishte pjesë e cirkut, por ishte dëshira e saj për tu bërë pjesë.

Rajmonda Picalli: Unë e njoha botën e cirkut përmes Edvinit. E ndiqja gjithmonë nëpër shfaqje. Filloi si lojë, fillova ta provoja dhe më pëlqeu. Eksperimentuam derisa arrita në këto nivele që jam sot. Në fillim shkoja si publik. Ne jemi njohur te halla ime. Kanë qenë ato shkas. Çdo gjë që unë  di është falë Edvinit. Rruga që kam ndjekur deri këtu…jam edhe mësuese falë Edvinit, sepse më ka ndihmuar. Edhe falë vjehrrit dhe vjehrrës, sepse ne kemi dy fëmijë dhe pa ndihmën e dikujt nuk mund të arrish deri këtu. Çdo gjë që di sot është falë Edvinit. Kompania jonë është krijuar në 2016. Kemi pasur vështirësi dhe këtu në Itali, si të huaj, kemi pasur shumë pengesa, shumë dyer të mbyllura. Por kemi pasur dhe shumë njerëz që na kanë ndihmuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot, çifti i bashkëshortëve, kanë lënë pas pemgesat dhe janë një histori suksesi në Itali./vizionplus.tv