Qendra tregtare Kristal Center në 15-vjetorin e saj të hapjes do të mirëpresë të gjithë vogëlushët e kryeqytetit, në skenën më të re të Cirkut Kombëtar.

 

Përgjatë një viti, çdo të shtunë dhe të dielë në orën 11.00, në ambientet e kësaj qendre do të keni mundësi jo vetëm të argëtoheni, por dhe të shfrytëzoni mundësitë e shumta për blerje në gamën e gjerë të dyqaneve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ELEANA DOBI

 

DREJTORESHË E MENAXHIMIT “KRISTAL CENTER”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot dhe nesër Kristal Center se bashku me Cirkun Kombëtar të Tiranës ne Ditën Botërore te Cirkut kemi përgatitur programe të ndryshme artistike për të rritur dhe fëmijët duke filluar nga workshopet muzikore deri tek spektakli i mrekullueshëm i zjarrtë nga trupa e cirkut.”

 

Artistët e Cirkut vijnë pas një kohe të gjatë në skenë në ditën ndërkombëtare të Cirkut, për të rikthyer për të gjithë artdashësit çeljen e shfaqjeve me një program të pasur artistik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me sloganin “Kristal Center gjithmonë pranë jush”, është jo vetëm një qendër tregtare për komunitetin rreth saj, por edhe një kompleks modern banimi me hapësira çlodhjeje dhe gjelbërimi përreth tij, në mes të një prej zonave më të populluara të kryeqytetit.