Nëntori në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor sjell një mozaik artistik, ku tradita, muzika klasike dhe krijimtaria bashkëkohore ndërthuren në një kalendar prej 20 shfaqjesh.

Nga premiera e dedikuar kompozitorit George Enescu, te Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore me një homazh muzikor që lidhet me festat e nëntorit dhe emocionin e identitetit shqiptar, e deri tek muzika e Moxartit dhe Bethovenit do të vijnë të gjitha në skenë, përgjatë këtij muaji.

Por aktivitetet e organizuara nga opera do të shkojnë përtej skenës teatrit. Aulon Naçi rrëfen se synimi i tij mbetet gjithëpërfshirja e të gjithë publikut jo vetëm atij të kryeqytetit, duke çuar kështu produkisonet në ture ndërqytetëse.

Ky numër i lartë shfaqjesh e shndërron nëntorin në një periudhë ku teatri afirmon rolin e tij si qendër kombëtare e artit skenik, një vend ku ruhet trashëgimia, promovohet arti i ri dhe ndërtohet vazhdimisht ura midis së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes kulturore shqiptare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";