Emisioni “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifit, kishte të ftuar këtë të premte 3 të rinj, të cilët janë pjesë e festivalit të Teatrit “Hapat”, një festival i cili u jep mundësinë aktorëve të rinj të tregojnë talentin e tyre.

 

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se cila ishin benefitet që aktorët e rinj marrin nga ky festival, aktorja Asiana Koka tha se ishte mjaft e surprizuar nga gjithçka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas saj pavarësisht skepticizmit në fund kuptoi se edhe në Shqipëri të rinjtë kanë mundësi të konkurojnë dhe të vlerësohen për atë që japin.

 

Benefitet ishin që në momentin e audicionit. Ishte surprizuese pasi audicionet funksionuan vërtetë. Nga eksperiencat e kaluara sigurisht që isha skeptike. U ndjeva vërtetë e vlerësuar për atë që unë dhashë, që aty fillojnë benefitete, pasi unë filloj dhe besoj në atë që ndodh. Që në atë moment unë thashë “OK” kjo funksionoka”, u shpreh Koka.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë që edhe regjisori i talentuar shqiptar, Shyqyri Caushaj i cili ndan jetën mes Shqipërisë dhe Tuqisë, ka treguar emocionet e pjesëmarrjes në këtë festival.

 

Ai tha se ka ardhur në Shqipëri pasi ky festival ju duk mjaft interesant, dhe ai u bë pjesë e tij përmes audicioneve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Caushaj ka rrëfyer gjithashtu se ai po vijon karrierën e tij në Turqi ku ka edhe një Teatër privat.

 

Kam kaluar fëmijërinë time në Turqi. Pasi kreva studimet e bachelorit në Shqipëri, shkova atje të bëj masterin, pastaj doktoraturën, hapa Teatrin tim privat atje, dhe jam gjendur më shumë atje se sa këtu”, tha Caushaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa regjisori tjetër Mariel Brahimllari tha se në Shqipëri të bësh art është mjaft e vështirë sidomos për të rinjtë.

 

Ai theksoi se përveç shtetit, artistët duhet të mbështeten edhe nga të tjerët në mënyrë që të ecin përpara.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mendoj se jo, pasi shumë të rinj që kanë ikur jashtë shtetit do të rrinin këtu. Është shumë ë vështirë të krijosh në Shqipëri. Ne nuk duhet të mbështetemi vetëm nga shteti, arti në Shqipëri duhet të vlerësohet më shumë”, deklaroi Braimllari. /Vizionplus.tv/