Në fshatin Fishtë të Lezhës, vendlindja e poetit kombëtar Gjergj Fishta, është ndërtuar një itinerar turistik që bashkon kulturën, traditën dhe gastronominë e zonës.

“Itinerari Fishtjan”, një shteg rreth 6 kilometra i gjatë nis me shtëpinë ku ka jetuar poeti, ndalet në muzeun e Fishtës dhe përfshin çdo bujtinë e restorant tradicional të fshatit. Kjo nismë mori jetë në 154-vjetorin e lindjes se poetit.

Përgjatë rrugës janë vendosur 100 citate e vargje nga Fishta dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për të, duke e kthyer këtë ecje në një përvojë reflektimi dhe emocioni për çdo vizitor.

Në çdo bujtinë do të pwrballesh me mikëpritjen e shprehur permes fjaleve “Mirë se ju pru Zoti” e me pas servirjen e gatimeve tradicionale dhe pijeve te prodhuara në fermat lokale, pjesë e pandarë e përvojës që ofron ky vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në itinerar morën pjesë edhe turistë të huaj, të cilët jo vetëm e përjetuan, por u përfshinë në aktivitetet e bujtinave, duke mësuar më shumë për kulturën shqiptare.

Ky udhëtim që bashkon shijen, kulturën dhe shpirtin e Fishtës pritet të bëhet një atraksion i përhershëm për Lezhën dhe për çdo vizitor që kërkon ta njohë kete zone në mënyrë ndryshe./vizionplus.tv