Disa prej poezive të të atit, Faslli Halitit, rikthejnë edhe njëherë piktorin Helidon Haliti pranë publikut të kryeqytetit.
Kjo ishte dëshira e tyre e përbashkët për të kuruar një ekspozitë që do të përfaqësonte lidhjen e thellë midis pikturës dhe poezisë.
Ndaj ekspozita “faksimile” krijon një dialog të vazhdueshëm midis tyre, përmes elementëve të përrallave dhe kujtimeve që babai i tij i ka treguar gjatë fëmijërisë.
HELIDON HALITI
PIKTOR
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Faksimile” është një koncept që ka zënë fill nga bisedat e mia me Poetin Faslli Haliti, i cili është edhe babai im, njeriu që më ka krijuar fizikisht, por edhe më ka mbrujtur shpirtërisht dhe artistikisht. Ne kemi pasur një ëndërr të përbashkët: Që babai të kuronte një ekspozitë timen, me një koncept fare të thjeshtë, për të vënë në dukje faktin se në të gjitha pikturat e mia gjen pjesë nga lirikat e poezisë së tij, nga shqetësimet e tij sociale dhe altruizmi i padiskutueshëm i tij si njeri.”
Në 40 veprat e Halitit, ndërthuret jo vetëm e brendshmja shpirtërore e njeriut, por edhe ajo e kafshëve, nëpërmjet një dimensioni të larmishëm, ku shqetësimet do të shfaqen lakuriq, siç janë, e pa u konkretizuar në një portret të caktuar.
Ekspozita “Faksimile” do të jetë e hapur për të gjithë publikun nga kjo e hënë në galerinë “Fab”, pranë universitetit të arteve.