Nga Parisi në Shkodër, një udhëtim artistik krej ndryshe, i mbushur me emocione erdhi për publikun shkodran nga sopranoja me famë botërore Inva Mula.

Ajo u rikthye në qytetin e saj me “Voyage”, pikërisht në skenën e teatrit “Migjeni”, ku mori duartrokitjet e para të publikut, e prej ku nisi edhe karriera e saj artistike.

Nën tingujt e orkestrës simfonike dhe shoqëruar nga pianisti i njohur Genc Tukiçi, Mula interpretoi një përzgjedhje të kryeveprave të muzikës klasike franceze, si edhe këngë tradicionale shkodrane.

Një treshe shkodrane sëbashku me dirigjente Elda Laro, i dhuruan qytetit të tyre një mbrëmje plot emocione

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë e mbrëmjes u bënë edhe Kori Polifonik “Prenk Jakova”, 12 vjecarja Isabel Eva Poro, si dhe Glerdit Turmetaj që krah sopranos Mula, sollën magji në skenë, duke dëshmuar se Shkodra mbetet shtëpia e madhe e artit shqiptar./vizionplus.tv