“Katër stinët” e Vivaldit u shpërfaqën me shije dhe mjeshtëri në një koncert të veçantë, që u mbajt mbrëmjen e 8 marsit në Liceun Artistik.

Violinistja e njohur shqiptare, Suela Piciri, e cila sot është pjesë e orkestrës së teatrit të madh italian “La Scala”, përcolli një frymëzim të ri përmes notave që kanë udhëtuar në shekuj.

Nga skenat e mëdha, në pikënisjen ku mori krahë, Suela Piciri kthehet gjithmonë me emocion dhe mirënjohje e modesti.

“Kam shumë emocione të veçanta kur performoj përpara miqve, kolegëve e sidomos në praninë e pedagogëve të mi, pa prezencën e të cilëve nuk do të isha këtu ku jam sot dhe i falenderoj shumë nga zemra”, tha violinistja Suela Piciri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke u shoqëruar nga instrumentistët e SinfoArt Orkestra, solistja Suela Piciri dhuroi magjinë e saj artistike nën titullin: “Katër stinë, e njëjta grua”./vizionplus.tv