Në Shkodrën e artit dhe kulturës u mbyll edicioni i 23-të i konkursit ndërkombëtar për interpretues të rinj të muzikës klasike “Pjetër Gaci”.

Mbi 200 pjesëmarrës, nxënës dhe studentë nga shkollat e muzikës, të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe më gjerë, garuan në 5 disiplina të ndryshme për Çmimin e Madh.

Fituese e këtij edicioni u shpall violinistja nga Tirana, Marla Hoxha.

“Kam një falenderim të veçantë për mësuesen time e cila ka bërë të pamundurën që unë të jem këtu por edhe në shumë konkurse të tjera. Violina është gjëja më e shtrenjtë që mund të kem në jetë, pa të nuk do isha asgjë, e kam si një pjesë të trupit”, tha Marla Hoxha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për organizatorët, aktiviteti e ka përmbushur vit pas viti misionin, duke na njohur me talente të reja që i shtohen jetës artistike.

“Është një kujtesë shumë e bukur, art elitar që për fat po lulëzon në Shkodër. Shikoj rritje cilësore dhe kjo më jep shumë kënaqësi”, tha bashkëshortja e Pjetër Gaçit, Tamara Gaçi.

“Tregon vitalitetin, profesionalizmin e ambientit, shkollave tona por edhe të rajonit të cilat në këtë edicion kanë qënë në pjesmarrje të konsiderueshme”, u shpreh drejtori artistik, Lorenc Radovani.

“Jemi të kënaqur për arritjen e këtij viti pasi jo vetëm shtrirja gjeografike por edhe performanca e artistëve të rinj ishte shumë dinjitoze”, tha drejtori organizativ Dritan Mlika.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çmimi i publikut shkoi për vajzën nga Prizreni, Irem Krasniqi, që edhe pse me aftësi të kufizuara në shikim, pasioni dhe dëshira për piano-n, e ka shoqëruar në çdo hap. /vizionplus.tv